Misioni dhe detyrat e bordit

Bordi I shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të shkollës.

Detyrat e bordit janë si më poshtë:


  1. Miraton planin afatmesëm të shkollës.
  2. Miraton planin vjetor të shkollës.
  3. Miraton buxhetin e shkollës ( fondet publike, kontributet e komunitetit ose të donatorëve, të ardhura nga veprimtaritë e shkollës.)
  4. Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar.
  5. Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe të mësuesve të saj.
  6. Miraton kurrikulën në nivel shkolle.
  7. Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të qeverisë lokale në mbarëvajtjen e shkollës.
  8. Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera.
  9. Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin ( pas mësimit).
  10. Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretë.

Bordi I shkollësViti shkollor 2011 – 2012

Nr
Emri
Funksioni

1
Kastriot Balla
Kryetar
Prind
2
Ferdinand Beqaj
Anëtar
Prind
3
Roland Valdi
Anëtar
Prind
4
Musa Mamutaj
Anëtar
Prind
5
Martho Leka
Anëtar
Mësues
6
Klara Lazaj
President e senatit
Nxënëse
7
Edmond Fetau
Anëtar
Punonjës i DAR